TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 17:27

Ngritja e Komisionit antikorrupsion, Tabaku: Mazhoranca s’ka moral dhe vullnet, Shqipëria në llum prej 12 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Ngritja e Komisionit antikorrupsion, Tabaku: Mazhoranca s’ka moral dhe
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend foli për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion.

Tabaku evidentoi edhe një herë se kjo mazhorancë nuk e ka as atributin moral dhe as vullnetin politik për ta luftuar korrupsionin, pasi sipas saj, për vite me radhë ka mohuar ekzistencën e aferave korruptive që SPAK po i vërteton përmes dosjeve që ka dërguar në gjykatë.

Po kështu, sipas Tabakut, është e njëjta mazhorancë që ka miratuar 15 ligje me porosi që janë ligje që kanë stimuluar korrupsionin ndërkohë që ka refuzuar t’i kërkojë transparencë dhe llogari qeverisë.

“Nëse ka gjithëpërfshirje atëherë duhet që kjo gjithëpërfshirje duhet të ndodhë në cdo proces, duhet të ndodhë gjithmonë. Duhet të ndodhë edhe me prezantimin këtu të një ideje që mund të vinte dhe nga opozita se nuk është absolutisht në asnjë mënyrë kapital e nuk është pronë e qeverisë procesi i integrimit. Sot Shqipëria ka nevojë që të levizë nga ky ngërci, nga ky llumi i gjatë 12 vjecar që ka krijuar një sistem të korruptuar, që ka korruptuar institucionet, që po korrupton individët, që po shkojnë e po paraqiten përpara dyerve të Prokurorisë Speciale më shumë se në zyrat e tyre”, tha Tabaku në parlament.

Gjithashtu Tabaku theksoi se mazhoranca nuk mund të injorojë opozitën, ndërsa shtroi dhe disa pyetje.

“A mund ta bëjë këtë një komision që duplikon rolin e Këshillit Kombëtar të Integrimit? Që po të njëjtët njerëz që janë në Këshillin Kombëtar të Integrimit do ti marrë e do t’i vendosë në një komision tjetër vetëm sepse Këshilli i Integrimit drejtohet nga opozita. Po pse o të themi e bëka më mirë Toni Gogu se Jorida Tabaku? Të dy atje jemi në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Pse mund ta bëjë më mirë një socialist sesa një koleg i opozitës kur detyra kryesore e opozitës është pikërisht kjo llogaridhënia, kërkesa e transparencës, monitorimi i qeverisë që fatkeqësisht sot ndodhet në nivelin më të ulët që ka qenë në vite.

Fatkeqësisht sot mungon një ingranazh real për ta luftuar korrupsionin e nga ana tjetër unë besoj sic kam besuar 3 vjet më parë kur e kam thënë në këtë sallë, që lufta ndaj korrupsionit, duhet të kthehet në një prioritet kombëtar, duhet të kthehet në një kulturë pune, në një mënyrë pune e në një traditë që kanë hequr dorë së këshilluari mazhorancën sepse nuk ka ndodhur në këto 10 vite”, tha Tabaku

Tabaku gjithashtu evidentoi dhe bojkotin socialist të mazhorancës socialiste ndaj KKIE duke treguar se nuk ka vullnet për të mbarëvajtur një këshill kombëtar dhe për të respektuar një ligj për të cilin kanë rënë dakord të dy palët politike jo më larg se dy vite më parë. 

“Javën e kaluar në Këshillin Kombëtar të Integrimit do të raportonte Ministrja e Shtetit për korrupsionin, fatkeqësisht kolegët socialistë refuzuan që të ishin atje. Ishte hera e parë që ndodhte në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ishte hera e parë që salla ishte bosh, që bojkotonte mazhoranca e pse? Thjesht për arsyen e krijimit të një komisioni që do drejtohet nga ana e tyre”, u shpreh Tabaku ndërsa analizonte se si Komisioni AdHoc jo vetëm nuk u dakordësua me opozitën, por gjithashtu edhe duplon rolin e KKIE”, theksoi Tabaku.

Lini një Përgjigje