
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka folur për komisionin antikorrupsion.
Dogjani theksoi se ka qenë edhe më herët kundër ngritjes së këtij komisioni.
“Unë edhe në seancën e kaluar kur kemi diskutuar për miratimin e një projektrezolute, kam mbajtur një fjalë dhe kam qenë kundër ngritjes së këtij komisioni për shumë arsye”, tha Dogjani për Ora News.
Sipas Dogjanit ky komision antikorrupsion i Partisë Socialiste duket se nuk ka transparencë të qeverisë.
“Në radhë të parë, nuk shoh një transparencë të qeverisë për sa i përket mënyrës se si vepron në mënyrë të fshehtë skutave dhe pa e pranuar se qëllimi i kësaj reforme me sa e kam parë unë, se pashë sot projektvendimin dhe objektin e këtij komisioni”, deklaroi deputeti Dogjani.
Ndër të tjera, deputeti demokrat theksoi se objekt i këtij komisioni janë ndryshimet ligjore.
“Objekti i punës së këtij komisioni ishte veç të tjerave edhe ndryshimet ligjore që do të thotë që me këtë komision këta synojnë të bëjnë ndryshime ligjore dhe unë e shoh si një reformë të re”, përfundoi Dogjani.
Lini një Përgjigje