TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 21:07

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Berisha: E goditën para kamerave dhe qytetarëve, kriminelët kanë mbrojtje

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Berisha: E goditën para kamerave dhe
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku u dhunua barbarisht avokati i tij Sokol Mëngjesi.

Berisha i ka akuzuar katër kriminelët që i bënë atentat avokatit Sokol Mëngjesi, se kanë mbrojtje.

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha deklaroi se kriminelët me mburojë zgjodhën qëllimisht ta godasin për vdekje para kamerave dhe qytetarëve.

Sipas Berishës, vetëm një kriminel që ka mbrojtje mund të të godasë për vdekje në mes te Tiranës dhe para kamerave e qytetarëve.

Fjala e Sali Berishës:
Të dashur miq, sot është dita e dytë që profesor Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje kome për shkak të detyrës.

Po cilës detyrë?

Detyrës se i çorri maskën Edi Ramës.

Bazohet në mashtrimin e mercenarëve Dumani-Kraja-Mellonai.

Unë kam ndjekur shqetësimin e madh të opinionit publik, të botës akademike, të komunitetit të avoketërve, të analistëve, të gazetarëve të vërtetë.

Por duhet t’u them atyre që në mënyrë ose të komanduar, ose të pathelluar deklaruan se ja u dorëzua doraci.
E ç’punë ka Rama këtu?

Mjeranë, mos e shisni veten kaq lirë.

Tani unë u shtroj ju disa pyetje.

Meqenëse e bëni veten magnet për shpifjet dhe trillimet e Taulant Ballës dhe Edi Ramës, ç’nevojë kishin të zgjidhnin qendrën e Tiranës, vendin më të populluar të kryeqytetit, orën me lëvizjen më të madhe, vendin e rrethuar nga të katër anët me kamera për t’i dhënë goditjet që u shoqëruan me humbje ndjenjash, me qëllime makabre?

Po cili qenka ai bandit, përveçse ai që është në skenar, cili është ai kriminel, përveçse ai që është në mburojë, që shkon e godet për vdekje tjetrin në atentat para dhjetëra kamerave, para dhjetëra njerëzve?

Këtë e bën vetëm ai që porositet të japë mësimin se kush ngrihet kundër kryehorrave do ketë fatin e tij.

Lini një Përgjigje