Në një pjesë të madhe të qarqeve, Berisha ka caktuar përgjegjësit për organizimin e fushatës dhe janë te afro 13 apo 14 persona që kanë qenë dikur bashkëpunëtorë apo deputetë të tij, por që Basha i largoi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që në zgjedhjet e 11 majit të shkojë me ish-bashkëpunëtorët e tij të vjetër. Ndonëse pritej që të kishim figura të reja, duket se Berisha do të tentojë të vijë në pushtet me ata që e mbështetën dikur.
Prej muajsh po bëhet një betejë e madhe në PD se kush do të jetë te lista e deputetëve. Sipas sondazheve, PD mund të pësojë disfatë në këto zgjedhje dhe janë të shumtë ata që po luftojnë të kenë një vend te lista e mbyllur me qëllim që të bëhen deputetë.
Situata në PD dihet, pasi grupi i Bardhit sado është bashkuar me pjesën tjetër, sërish ka ndasi. Berisha si duket po i paraprin humbjes, duke mbajtur pas vetes besnikët e tij. Nëse PD humbet, dihet se pastaj do të nisin sërish përplasjet dhe ish-kryeministri po krijon një grup të ngushtë që ta mbështesin.
Në një pjesë të madhe të qarqeve, Berisha ka caktuar përgjegjësit për organizimin e fushatës dhe janë te afro 13 apo 14 persona që kanë qenë dikur bashkëpunëtorë apo deputetë të tij, por që Basha i largoi.
E para është Jozefina Topalli, përgjegjëse për diasporën, e cila me shumë gjasë do jetë kandidate për deputete. Në Durrës, Berisha ka futur Gent Strazimirin, i cili do mbulojë Krujën. Në Berat është Eno Bozdo, teksa në Lezhë ka rikthyer Albina Dedajn, ish-deputete. Në Elbasan po ashtu ka rikthyer ish-deputetët Arbjola Halimi dhe Ardian Turku. Aty ka futur dhe ish-zëdhënësen Silvi Bardhi. Në Tiranë, Berisha ka rikthyer Arben Ristanin, Çlirim Gjatën, Edith Harxhin, Kletis Krujën, Ilda Zulalin dhe Mimoza Hajdarmatajn.
Këta janë emrat e bërë publike deri tani, pasi ka disa qarqe që nuk janë përcaktuar ende emrat e grupeve të punës dhe kjo listë mund të zgjatet më shumë. /Pamfleti
Figurat e “vjetra” që ka rikthyer Berisha
1. Gent Strazimiri
2. Eno Bozdo
3. Albina Deda
4. Arbjola Halimi
5. Ardian Turku
6. Silvi Bardhi
7. Arben Ristani
8. Çlirim Gjata
9. Edith Harxhi
10. Ilda Zhulali
11. Keltis Kruja
12. Mimoza Hajdarmataj
13. Jozefina Topalli
Lini një Përgjigje