TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2025, 16:35

"Nëse u jep PD vend të sigurt, vijnë me vrap"/ Sula debaton ashpër me Agalliun: Ju s'të lini të mendosh ndryshe

Shkruar nga Pamfleti

"Nëse u jep PD vend të sigurt, vijnë me vrap"/ Sula

Deputetët Dashnor Sula dhe Arbi Agalliu kanë debatuar ashpër lidhur me situatën aktuale politike dhe zgjedhjet 2025.

Duke iu drejtuar Agalliut, Sula tha se anëtarët e larguar të PD do të riktheheshin “me vrap” nëse do t’u ofroheshin vende të sigurta në listat zgjedhore. Sula tha se asnjë anëtar nuk duhet të falet për kritika ndaj partisë.

Agalliu, nga ana tjetër, shprehu kritikën e tij për krijimin e një atmosfere që pengon mendimin ndryshe.

“Kjo është si ajo batuta, rroftë uniteti brenda partisë që bëhej në kohën e xhaxhit. Këta nuk të lënë të mendosh ndryshe jashtë partisë, jo më brenda saj”, u shpreh Agalliu për “News 24”.

Deputeti Sula i kundërshtoi këto pikëpamje, duke thënë se nuk mund të largohesh nga partia për shkak të mos pëlqimit për një lider.

“Nuk logjikohet në këtë mënyrë, nuk më pëlqen mua Sali Berisha dhe ik ti se nuk të dua. Nuk është kjo logjika”, iu përgjigj Sula.

Lini një Përgjigje