
Është nënshkruar marrëveshja Shqipëri-Emiratet Arabe-Itali për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në vendin tonë.
Marrëveshja bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.
"Vlera e infrastrukturës shkon në një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet" shpjegoi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit.
Më herët, gjatë fjalës së tij në Samit, Rama tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme.
Në fjalën në Samitin e "Javës së Qëndrueshme" në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku prezantoi projektet Rama e cilësoi një hap kyç për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në sektorin energjitik dhe për forcimin e pozicionit të saj në rajon. Ai gjithashtu theksoi se ky partneritet do të kontribuojë jo vetëm për energjinë, por edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon.
"Marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon. Ky hap për rajonin dhe Europën nuk do ishte i mundur pa bashkëpunimin e Emiratet dhe pa dikë që dua të përmend se ka qenë kyç në orientimin doktori Sulltan Axhav. Partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra dhe konflikte, keqkuptime i kanë dhënë formë së shkuarës sonë dhe dëshira për të qenë pjesë e familje së madhe europiane duhet mbështetur me nisma konkrete për të kapërcyer të shkuarën. Bashkëpunimi midis kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga v energji të ripërtëritshme", tha Rama.
Lini një Përgjigje