TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2025, 22:22

A keni frikë nga padia e Ramës? Bardhi: Xibraka duhet të zbardhet, SPAK nuk është organizatë kriminale

Shkruar nga Pamfleti

A keni frikë nga padia e Ramës? Bardhi: Xibraka duhet të

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, u shpreh mbrëmjen e së martës se do të kërkojë transparencë lidhur me Xibrakën, për të cilën ka kërkuar nga SPAK që të hetojë nëse është i përfshirë Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama.

I pyetur në emisionin ‘Open’ në News24 nëse është i shqetësuar apo ka frikë nga një padi e Kryeministrit Edi Rama, Bardhi theksoi se nuk ka “asnjë shqetësim”. Ai deklaroi se vetë Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t;i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.

“Nuk kam asnjë shqetësim, të mos humbasim kohë me atë sepse nuk kam shqetësim. Edhe ai vetë e tha kam ngarkuar avokatët, të bëjnë ndonjë shpikje filozofike. Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështjeje dhe do të kërkoj transparencë deri në fund”, u shpreh ai.

Ndërkohë i pyetur se cili është qëndrimi i tij ndaj SPAK si nënkryetar i PD, duke qenë se kreu i kësaj force, Sali Berisha e quan një institucion kriminal, Bardhi shprehu një qëndrim të kundërt me kreun e PD-së.

Ai u shpreh se nuk e cilëson SPAK si një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë pavarësisht kostove që mund të marrë brenda partisë.

“E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”, u shpreh Bardhi.

 

 

Lini një Përgjigje