TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2025, 20:10

“Krijoi antagonizëm që në 1992”, Fatos Klosi: Ja çfarë nuk duhet t’i falim Saliut

Shkruar nga Pamfleti

“Krijoi antagonizëm që në 1992”, Fatos Klosi: Ja

Ish kreu i Shërbimit Inteligjent, Fatos Klosi ka folur mbi akuzat e Berishës për deputetin socialist Pandeli Majko.

Berisha deklaroi se Majko është në përgjimet e SHISH, të cilat kishin objektiv trafikantë droge që ndodheshin në një tavolinë me Majkon në Kukës disa vite më parë. Për Klosin këto janë deklarata të pabesueshme dhe i përkasin stiliti politik të Berishës prej 35 vjetësh tashmë.

Bën deklarata nga më të çuditshmet. E kam provuar me deklaratat me mua. Kanë qenë broçkulla. Ashtu ka stilin e politikës. Nuk ka folur shumë për bëmat e tij. Është fokusuar te kundërshtari. Nuk ka kritikuar kurrë që ky program është i gabuar. Ai merret me probleme personale të njerëzve. Nuk e besoj dot. Është një përgjim ambiental nëse është. Po nuk ma merr mendja që SHIK është zgjeruar për të përgjuar një trafikant droge. Majko është dhe deputet dhe përgjegjës i PS për Kukësin. Duhet marrë leje për të. Sipas Berishës nuk është marrë leje por është marrë leje në një gjykatë. Nuk e besoj komplet. Është luftë politike e Berishës”, tha ai në “Front Line” për gazetaren Marsela Karapanço.

Më tej Fatos Klosi tregoi se çfarë gjëje shoqëria shqiptare nuk duhet t’ia fali Sali Berishës. Klosi thotë se Berisha nisi luftën politike në Shqipëri, pas 1990 me sharje dhe shpifje, duke mos u marrë me programe politike.

Berisha krijoi këtë situatë politike që kemi. Një luftë ngjarjesh, familjare ky është kështu apo ashtu. Krijoi antagonizëm. Situatë luftarake, por jo luftë politike, por duke sharë dhe shpifur për tjetrin. E nisi që në '92. U mor me ata të mëparshmit. U dënuan për kafetë. Kështu është akoma sot. Këtë quan politikë ai. E kam provuar në kurrizin tim. Këtë nuk duhet t’ia falim atij. Me Pandin është njësoj si në 1992. Nuk e meriton të dëgjohet. Mediat po e mbajnë gjallë. Nuk po thotë ndonjë gjë. E njoh prej 30 e ca vjetësh”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje