Deputetët me 2 mandate do të përfundojnë te lista e hapur...
Kryeministrit Edi Rama duket se nuk po i dalin llogaritë për zgjedhjet e 11 majit. Përveçse po i lëviz drejtuesit politikë përditë, Rama duket se ka ndryshuar mendje edhe sa i takon futjes së tyre në lista.
Në Asamblenë e shtatorit 2024, kreu socialist bëri një deklaratë të fortë. Ai tha se drejtuesit polikë (përveç Ballës dhe Klosit) dhe deputetët me më shumë se 1 mandat do të jenë te listat e hapura. Po ashtu tha se bashkë me ta do të jetë dhe ai vetë.
“Është e udhës të ndaj me ju që sot që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politik të qarqeve, që hyjnë në këtë kategori dhe unë të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i Diasporës, në kushtet kur do të jetë dhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje e shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetët me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja që do të fitojnë vendin në atë listë”, shprehej Rama.
Por duket se Rama ka ndryshuar mendje. Sot ai ka pasur një takim me drejtuesit politikë dhe është diskutuar që ata të jenë në listë të sigurt, pra te lista e mbyllur. Ata që do të përfundojnë te lista e hapur janë deputetët me 2 ose më shumë mandate. Sipas një llogaritje të shpejtë, janë afro 30 deputetë që kanë këtë status dhe një pjesë shumë e madhe do e shohin veten jashtë Parlamentit, pasi te listat e hapura gara do të bëhet për shumë pak vende.
Duhet theksuar se prej disa ditësh Rama po lëviz drejtuesit politikë. Majkon e hoqi nga Kukësi dhe e vendosi në Tiranë, teksa dje e dërgoi në Kavajë. Në Kukës dërgoi Eduard Shalsin. Ndërkohë në Tiranë futi Blendi Gonxhen. Po ashtu ka angazhuar të gjithë ministrat, teksa së fundmi njësinë nr. 1 ja ka besuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Përforcimet Rama nuk i shtoi vetëm në Tiranë, por edhe Belinda Ballukut në Fier i çoi ministrin e Financave, Petrit Malaj, i cili ka nisur angazhimin në Lushnje. Ndërsa Bledi Çuçit që drejton qarkun e Vlorës, i çoi ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngun, bashkë me Anila Denajn që do të mbulojë Sarandën. /Pamfleti
Deputetët e PS me 2 ose më shumë mandate
1. Antoneta Dhima
2. Arben Pëllumbi
3. Belinda Balluku
4. Fadil Nasufi
5. Ermonela Valikaj
6. Nasip Naço
7. Milva Ekonomi
8. Klodiana Spahiu
9. Evis Kushi
10. Erion Braçe
11. Bujar Çela
12. Bledar Çuçi
13. Mirela Kumbaro
14. Niko Peleshi
15. Eduard Shalsi
16. Elisa Spiropali
17. Agron Çela
18. Mimi Kodheli
19. Lindita Nikolla
20. Paulin Sterkaj
21. Olta Xhaçka
22. Blerina Gjylameti
23. Pandeli Majko
24. Ogerta Manastirliu
25. Fatmir Xhafaj
26. Xhemal Qefalia
27. Ulsi Manja
28. Klotilda Bushka
29. Damian Gjiknuri
30. Edi Rama
31. Taulant Balla (Lista e mbyllur)
32. Blendi Klosi (Lista e mbyllur)
Lini një Përgjigje