TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 19:12

Nga Ogerta që ha kuleçë, te Delina me përparëse amvisash dhe Toni që do mbajë Kreshme, ‘sakrifica’ e qeveritarëve për pensionistët

Shkruar nga Pamfleti

Nga Ogerta që ha kuleçë, te Delina me përparëse

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar buxhetin e ri të qeverisë. Duke folur në Kuvend, ai u ndal te pensionet. Ai përmendi pensionet e babit dhe nënë së tij, teksa tha se ky buxhet është hipokrizi dhe fyerje për të moshuarit.

Pensionet. Ju do thoni ç’duhen pensionet, mjafton të shihni kryeministrin në televizion që të shkrin me qyfyre. Thinjat e tij shtohen për hallet e pensionistëve dhe ju thoni, a nuk është boll kaq?! Partizanët ndanin një lajthi në 8 pjesë, pse këta nuk duhet ta ndajnë një domate zemër kau në tetë pjesë.

Po e filloj nga familja ime që mos merrem me të tjerët. Im atë ka punuar 47 vjen, merr 165 mijë lek të vjetra. Nëna ime merr 80-mijë lek të vjetra, të dy bashkë 245 mijë lek të vjetra.

Tani drita – ujë, hesapet bëjini vetë. Ky buxhet është hipokrizi, është fyerje, humbje kohe. Por është një rit kuvendor.

Që të preken pensionistët, sidomos këta që votojnë PS, dhe mos të kërkojnë rritje nuk është çudi që Bela të dalë me dy shpata mbi shpinë kundër opozitës duke ngrënë bukë e gjizë tëksa bën inspektimin me kamera në rrugët e Shqipërisë.

Nuk është çudi që Taulant Balla të shqepet me bukë misri me djathë e me qepë në torbë tek udhëton nga Londra në Neë York dhe në avion t’u lutet shqiptarëve të marrin nga pak, të ngjallin mallin për atdheun dhe të votojn Partinë Socialiste”, tha Gjekmarkaj.

Fjala e plotë

Ndjesë engjëllit Martin Cani për jetën që nuk ta ruajtëm dot, ndjesë familjes së Martinit për dhimbjen e përjetshme që ju lamë në gji!

Ligji për Buxhetin e Shtetit duhet të ishte ligji më i rëndësishëm që ne diskutojmë në mënyrë të përvitshme në sallën e Parlamentit.

Por gjërat e rendesishme në vendin tonë janë bërë të parendesishme! Ndaj opozita ngre alarmin prej kohësh e ku qindra demokratë po protestojnë para kësaj godine ndaj këtij buxheti që nuk ka primar qytetarin.

Vrapuesi më i mirë merr ylyfene më te majme!

Tek shoqeria jonë mbetet kureshtare, Korrupsioni harton buxhetin dhe buxheti si bir i mirë u sherben eterve pra është bujar me korrupsionin.

Ai i sherben qeverise jo Shqiperise! Ketë të fundit ai e grabit!

Qeveria i merr në xhepat e secilit prej nesh dhe i çon në xhepat e oligarkëve!

Ne vizionin popullor do duhej te ishin te shendoshe por jo nje pjese jane fitnes, buona salute, sharm e vezulli !

Babzilandi quhet toka e Qeverisë.

Nja 110 milion euro me një dorë i merr Beketi ! Na thuhej qe do merrte Noc Rroku. Po mori milionat e taksapaguesve! Noc Rroku si patriot i vertete mbeti mes nesh. Ai si besnik i vertetë i rri prane Qeverise në keto dite te keqija!

Për pensionistëz thonë s'ka lekë ?!

Nëpërmjet Buxhetit do duhej të kuptonim se cilat janë prioritetet?

Cilët janë sektorët që qeveria i konsideron më të rëndësishëm: arsimi, sa për shëndetësinë, bujqësia, infrastruktura, kultura, turizmi, rendi e sigurina??!

Shifrat janë transparente për punet publike dhe investimet, kuptohet se cilet oligarke do të bëjnë më shumë para!

Ata nuk dalin kurrë në pension dhe nuk ndiejnë nevojen e tij. Qeveria e pakices nuk ka hallin e shumices! Ne pranvere edhe formalisht do jetë pakice!

Shumica e shqiptareve nuk jane ekonomiste dhe mbase nuk i kuptojne shifrat, ashtu si jo filozofet qe prapa drureve nuk shohin pyllin.

Por tek e pakuptueshmja është magjia e tij! Tek rremuja marifeti! Tek e imagjinueshmja fshihet lezeti! Kjo e ben ate Buxhet gazep!

Njeriu nga natyra bën perpjekje titanike për t'u qartësuar! Eshte ne natyren e tij kurioziteti, Uliksi jo Ulsiu, këtë na pat mesuar!

Në familje ne kemi të ardhurat që vijnë nga pensionet, asistenca sociale, nga të lypurit, nga pagat, bisneset apo prurje të tjera, kemi natyrisht shpenzime! Ato shtohen gjithnje e më teper!

Diferenca mes tyre mund të konsiderohet kursim kur diferenca është pozitive apo borxh kur diferenca është negative.

Ekonomistët e quajnë deficit diferencën negative dhe suficit diferencën pozitive.

Rregulli bazik që ne aplikojme në familjet tona është përpjekja që shpenzimet të jenë më të pakta se të ardhurat.

Por, këtë rregull bazik qeveria jonë duket se nuk e njeh.

Të ardhurat për vitin 2025 për Buxhetin e Shtetit parashikohen të jenë 7.5 miliardë euro, ndërsa shpenzimet 8.2 miliardë euro ose 700 milionë euro më shumë se të ardhurat.

Ku gjenden zakonisht këto para?

Ashtu si edhe ne familje, shpenzimet mbi të ardhurat përballohen me borxhe, të cilat i ngarkohen secilit prej nesh, por edhe fëmijëve e nipërve tanë.

Kur ne duam të shtojmë të ardhurat tona, zakonisht përpiqemi të punojmë më shumë ose të gjejmë një punë të dytë.

Tani qeveritarët tanë nuk bëjnë këtë. Pra nuk është se Edi Rama apo Elisa Spiropali do të përpiqen të punojnë më shumë apo të gjejnë punë të dytë?!

Natyrisht ketu disa prej jush kolegë të mazhorances po kerkoni punë të dytë po jo prej fukarallekut, por prej defit nga shijet e të madhit se i duhen ushtarë të rinj me energjik, me maratonomak, me fjalen tokmak, dhe mendimin guak!

Tani qeveria jonë ka menduar që shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes operative për qeverisjen vendore t'i rrisë me nja 3.7% ose 25 milionë euro.

Janë këto shpenzimet për orendi e zyra të reja, fasada të bukura e makina luksoze, se qeveritarët tanë mezi i kemi e duhet t'i ruajmë si ujët e pakët. Ata kanë stres! Ne po i lodhim po i plakim! Atyre i duhet relaks, mjedis estetik, fresk nẽ verë, e zheg në dimer! Konfort per mendimet si e qysh vatani del ne selamet!

Nja 50 milionë euro i keni menduar për procesin e rindërtimit. Birinxhi!

Shumë mirë se dhemshuria, dora në zemer, lotët e qashter janë karakteristika të kesaj qeverie!

Lexova para ca ditësh një shkrim të INA Media, një media e mbështetur nga miqtë perendimore , që sipas investigimit të saj rezultonte që miliona eurot e rindërtimit kishin shkuar në xhepat e personave të dënuar për përfshirje në krimin e organizuar, kur ligji e morali ndalon këtë. Po ata jane miqtë tuaj, para e bardhe në ditë te zezë, ndaj i darovisni, ne zgjedhje nuk shkuat kurre pa ta! Te pakten jeni mirnjohës! Bravo, Aferim!

Ça do thoni?

Këto i ka bërë ai qerratai, ditëziu, qafiri, derbederi, Nr. 2 i Qeverise Rama, Ahmetaj, kur ishte Ministër Rindërtimi, por shkrimi fliste edhe për tenderat e kohës tuaj, madje të ketij aktualiteti viran qe kaq fort uleret e bezan!

Arsimi dhe shëndetësia që i kishit premtuar se do financohen me 5% të GDP-së secila, e dyta falas madje pas 12 vitesh , vazhdojnë të mbeten të nënfinancuara me 2.9% dhe 2.5%, larg pra prej premtimit tuaj të 2013, të rinovuar të paktën 2 herë.

Po ndalem te shëndetësia se besoj asnjërit prej nesh nuk i kanë shpëtuar denoncimet e një gazetari kurajoz si Osman Stafa për mungesën e ilaçeve te Onkologjiku, për të sëmurët me tumore dhe kancer që i kanë aq të nevojshme ato barna jetëshpëtuese. Ave Osman per kurajon njerzore e profesionale!

Edhe në 2025, pacientët që fati i keq i bën të trokasin në dyert e Onkologjikut do të përballen me mungesa ilaçesh !

Te flasim pak për pensionet?

Ju do thoni ç’duhen pensionet!? Mjafton të shihni Kryeministrin ne Tv që të shkrin me qyfyre, thinjat e tij që shtohen per hallet e tyre e aq është boll!

Me teper është llastim, partizanet ndanin nje lajthi në tetë pjesë, ju një domate zemerkau se ndaki dot?

Po e filloj nga familja ime që mos të abuzoj me të tjeret !

Im Atë, ka punuar 47 vjet merr 165 mijë lek të vjetra në muaj!

Néna ime, gati aq 80 mijë lek të vjetra, të dy bashkë 245 mijë ! Tani drita, ujë, ilaçe, ushqim e veshmbathje bejeni vetë hesapin!

Po ju s’e dini, sihariqi ka mberritur .

Plot 16 milionë si rritje për 790 mijë pensionistë! I bie mesatarisht vetëm 20 euro për person!

Hipokrizi, fyerje, mashtrim i madh për besë !

Që të preken pensionistet e mos te kerkojne me pension, sidomos ata që votojnë PS nuk është çudi të dalë Bela me dy shpata ne shpine kryqezuar kunder Opozites duke ngrënë bukë e gjizë tek bën inspektime me kamer.

Taulant Balla të shqepet me bukë misri me djathë e qepe në torbë tek udheton i menduar nga Londra në Neë Jork! Ne avion lut udhetaret te marrin ngapak per tu zgjuar mallin per atdhe e votuar PS-ne duke i siguruar se jane qepe Librazhdi bio!

Ulsiu të kafshoje nje molle Dibre por ka frike mos i del si e Adamit dhe nje torbe gorica, qe i shtrengon fort se mos ia rremben Gonxheja qe e ka zanat te ngrenit e te madh tahmanë!

Delina të veshë një perparëse amvisash, meqe pune nuk ka se sipermarresit oligarke i ndreqin vete punet e tyre pa pasur nevoje per ministreshen e sipermarrjes, pergatit papare per koleget ministra dhe u shperndan ne mbledhje te qeverise. Anila ti hedhe edhe pak qumesht deleje !

Albana juaj të dalë me nje fetë buk te lyer me vaj e pak sheqer per siper! Klosi të ja terezisë me margarine te prodhuar ne Fier!

Vengu të pertypet mbi një gavete alumini ushtrie plot me groshë dhe merreni me mend si do bubullojnë ato qe stimulohen nga groshët.

Ogerta të hajë kuleç shtepie me theker dhe një copëz ta ruajë per Tezen, sepse e gjora ka mbetur e panginjur!

Majko ti pijë hirrë e të mbushet me patate Kukesi dhe të gjesdisë i vetmuar ne bregoret rreth aeroportit, duke kenduar kengen “jalla shofer jallah”.

Niko të mbeshtjelle nja dy kerrnacka me gazete si kinse fakir qe lyroset shpejt po nuk i ha se i trokaret ne stomakun delikat!

Toni të mbajë thatë si per Kreshme, edhe pse Kreshma dhe Pashka jane larg, po dobesimi prej urise se vetestimuluar i shton shpresat e vazhdimësisë.

Bora të shtrengojë nje veze te zier ne dore mbi te cilen mendon ta ha apo t'ia vervit ne surrat Ministrit te Financave qe e la ministrine time te stërmadhe me kuletën bosh,he i plaçin syte! Megjithese do i punoje qindin tek platforma Deputeti qe duam!

Ky tipi i policise të mbushet me byrek dhe me pas të lepijë gishtat duke i fshite ne poture.

Pastaj vetë Edi Rama të perzieje e haje trahana nen nje rrap si ajo që bënte nënë Zyraja, e cila beri kurban per trimat partizane dhinë e vetme.

Dhe ne fund fare, Elisa me naze hirusheje, duke pirë uji kroi nga zabelet kodrinore ku ka korrur veç fitore, dhe ka marrë popullin per dore! Ajo e perzien me pak limon qe mos ti rëndet në tabiate dhe te mos prishë gojën me të urryeren opozitë!

Kështu pra nga një anë i tallni, i perdorni, i shfrytëzoni pensionistet për foto, video, takime, puthje e përqafime, e këndej nuk ua rrisni pensionin as me 1%.

E di qe memoria nuk ju intereson po ndonjehere lexoni socialistin europian Dritero Agolli kur na thoshte per eterit se:

”shkojnë motet,

bën të sajën koha,

Ju plaki edhe kërrusi si kosorë,

Po para nesh ju ngrihi si epoka,

Fisnikë,

madhështorë!…”

Ky realitet prozaik e debon poezine e s'kemi arsye ta mbajme ate mes nesh ne menyre artificiale!

Zero leke është rritja për 62 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe 164 mijë persona me aftësi të kufizuara. Askush nuk e merr mundimin tu japë statusin që meritojnë me ligj!

Madje fondi për këto 2 shtresa është ulur me 24 milionë euro, se mesa duket do heqin ca familje me ndihmë ekonomike nga skema. Natyrish siç behet në Lezhe, Mirdite e Kurbin bëhet kudo të paret perjashtohen ose bëhet presion mbi ta ata që votojnë PD-në!

Po ku shkojnë paratë do të pyeste ndonjë si në kllapi teksa pi ujë?

Ja t'ua themi qytetarëve tani.

E dini sa është fondi për konçesionet dhe PPP-të?

Plot 143 milionë euro ose 16 herë më shumë se fondi i rritjes i dedikuar për pensionistët ose 3 herë më i lartë se fondi për familjet me ndihmë ekonomike.

Vetëm inceneratori fantazëm i Tiranës dhe konçesionet korruptive në shëndetësi, autorët e të cilëve janë sot në pranga e të tjerët presin në ankth rradhën, do të na kushtojnë nja 69 milionë euro.

Se pyeste një minister me mungesë kulture se çfarë është paradoksi? Ja pra ky është paradoksi!

E kuptoni pra pse nuk rriten pensionet tuaja të dashur prindër dhe gjyshër? Sepse paratë tuaja i marrin hajdutët e inceneratorëve dhe konçesioneve. Traret e Shqiperisë e cila i le pa çati qytetaret e vet i gerryejne minjet e korrupsionit do thoshte i madhi Dino Buxati!

Buxheti ka shumë zëra e shumë shifra, por edhe kaq sa thashë mjafton për të kuptuar sa keq qeverisemi, sa shume na genjejne, sa pafundesisht vidhemi, sa e nevojshme eshte qe ti debojmë !!!

Sa shumë abuzohet me paratë tona, dinjitetin, perspektiven e një populli e vendi me qëllim që qeveritarët tanë, familjet dhe miqtë e tyre të jenë më të pasur, me dendi, me shik, me ashik, me sqimatare, te udhetojne me shume, te vishen me shtrenjt, te shohin Bote me se kjo province vetem po i keqkupton! Nderkohe familjet me asistence sociale me kater anetare marrin 20 mije per shoq e 80 mije te vjetra e gjithe familja mendoni sa dinjitet ka ne kete varferi dhe sa presion u behet famijve edhe per kaq! Edhe per kaq u kerkohet vota per Ps!

Tradita zakonore shqiptare ja besonte dikujt buxhetin e familjes dhe kur shihte se po e keqperdorte a për fajin e tij a për paaftësi, ja hiqnin atij dhe ia besonin dikujt tjetër! Buxheti tjeter i besohet nje qeverie te re!

PD ka një oferte konkrete ekonomike per shqiptaret! Ndihma ekonomike 200 euro! Asnje pension nen 200 euro! Rroga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro!

160 milon euro do te jepen menjehere per bujqesine!

Dyfishim te buxhetit per shendetesine!

Mesuesit dhe pedagoget do te kene pagat me te larta ne rajon!

Ky nuk eshte buxhet ky eshte ziafet elektoral si i tillë meriton vetem demontim e denoncim.

Buxheti= lekët që mbledh dhe leket që shpenzon!

Të ardhurat: =taksa+tarifa+borxh +ndihma!

U rrit buxheti thuhet =po si? Duke rritur taksa dhe marrë borxhe?!

Faleminderit

 

Lini një Përgjigje