TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 18:09

"S’i kam kërkuar takim” Kryemadhi hedh pas krahëve ndarjen me Metën: Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar!

Shkruar nga Pamfleti

"S’i kam kërkuar takim” Kryemadhi hedh pas krahëve

Monika Kryemadhi pas daljes nga seanca e Apelit të GJKKO-së ka hedhur poshtë zërat se pak ditë më parë i ka kërkuar takim Ilir Metës.

Ajo deklaroi se një gjë e tillë nuk është e vërtet, teksa theksoi se marrëdhënia bashkëshortore mes tyre ka marrë fund një herë e përgjithmonë.

"Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Meta. Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar. Të njëjtin lajm e hedhin disa herë për klikime. Në marrëdhënie me fëmijët, janë të rritur tashmë, nuk ka arsye të bëjnë ndarje mes nënës dhe babait.

Nuk janë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Do e kalojnë, do e përballojnë. Do bëj disa kallëzime shumë të bukura për të gjithë", tha ajo.

Lini një Përgjigje