
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK ka njoftuar se Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masatë e sigurisë për të dhe ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Ky i fundit kishte kërkuar të gjykohen në gjendje të lirë, kërkesë e cila u hodh poshtë nga Apeli.
Në deklaratën e saj për mediat, para dyerve të SPAK, Kryemadhi hodhi akuza ndaj GJKKO-së dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilët sipas saj akuzojnë atë dhe ish-bashkëshortin e saj me prova të fabrikuara.
Sipas saj, argumentet e prokurorëve ishin qesharake dhe në një nivel mesatar të një studenti të vitit të parë të Juridikut.
“Rezultojnë falsifikime me keqdashje nga prokuroria, cez dia dhe 162., dua të theksoj se kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga spak do të falsifikojë me keqdashje, sa i përket letër porosive nga shba përsëri bie që të ketë një deklaratë të rremë ku ligji federal i dënon me 5 vite burg dhe cenon marrëveshjen e bashkëpunimit dy palësh, prokurorët ishin të papërgatitur kaluan në artikujt e gazetave. Kam përmendur që për shkak të politikës e mënyra dhe metodologjia nuk tregoi gjë tjetër që çuditërish që në emërimin e një prokurori të ri nuk ka kaluar asnjë kg me kokainë në portin e Durrësit., tha Kryemadhi!
Lini një Përgjigje