TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 16:23

PD rikthen protestat/ Policia rrethon Kuvendin, autoblinda uji dhe maska kundragaz

Shkruar nga Pamfleti

PD rikthen protestat/ Policia rrethon Kuvendin, autoblinda uji dhe maska

Efektivët janë pajisur me maska kundra gaz, ndërkohë që në ambientet e Kuvendit janë vendosur autoblinda uji.

Opozita pritet të zbresë sot për herë të tretë në rrugë, në atë që ata e quajnë “mosbindje civile”. Në orën 17.00 është thirrur një tubim para Parlamentit. Dje dhe sot po diskutohet për buxhetin e vitit që vjen dhe opozita ka vendosur të mbledhë mbështetësit e saj duke protestuar ndaj programit qeverisës për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, vihet re se policia ka rrethuar godinën e Parlamentit. PD kërkoi leje në polici për tubimin, por forcat e rendit e kanë refuzuar me argumentin se sot luan kombëtarja shqiptare me Ukrainën dhe policët janë angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes.

PD rikthen protestat/ Policia rrethon Kuvendin, autoblinda uji dhe maska

Pavarësisht refuzimit, PD ka vendosur të mbledhë militantë dhe për këtë arsye policia ka marrë masa të shtuara sigurie. Efektivët janë pajisur me maska kundra gaz, ndërkohë që në ambientet e Kuvendit janë vendosur autoblinda uji.

Në Kuvend ka mbërritur një zjarrfikëse, si masë për tubimin që pritet të zhvillohet.

Nuk dihet se sa do të zgjasë ky tubim dhe se cili do të jetë skenari, por nuk përjashtohen dhe konfrontimet me policinë. Pritet që militantëve tu bashkohen deputetët, të cilët do të dalin nga ambientet e Kuvendit. Ndërkohë, nuk dihet nëse do të ketë fjalime apo ajo. Elementi tjetër është se kreu i PD, Sali Berisha do të vijojë ta ndjekë po nga banesa protestën. /Pamfleti

Lini një Përgjigje