TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 11:09

Sula ‘shpërthen’ ndaj PS për vrasjen e 14-vjeçarit: Banda juaj në Shkodër ekzekutoi 4 veta, sot derdhni lot krokodili

Shkruar nga Pamfleti

Sula ‘shpërthen’ ndaj PS për vrasjen e 14-vjeçarit:

Kuvendi ka nisur sot me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cami pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

Në debatin për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë u përfshi edhe deputeti i PD, Dashnor Sula i cili i kujtoi mazhorancës masakrën me 4 të vrarë në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, deputeti dmeokrat tha se sot mazhoranca derdh lot krokodili.

“Hipokrizia juaj nuk ka fund, a i vranë 4 qytetarë nga banda juaj në Shkodër, po i lëmë dy meqë qenkan njerëz që kanë problem me ligjin, po ata dy që lanë fëmijët mbrapa. U kujtua ndonjëri ju ti bëjë ngushëllim dhe derdhini lot krokodili sot sikur jeni të dhimbshëm”, tha Sula.

 

sula ps banda ne shkoder 14 vjecari

Lini një Përgjigje