
Kuvendi do të vijojë edhe ditën e sotme seancën plenare ku do të diskutohet projektbuxheti 2025, duke u hedhur në votim në parim.
Seanca e parë u zhvillua ditën e djeshme, (18 nëntor), një seancë e cila nisi në orën 10 të mëngjesit dhe diskutimet u mbyllën në orën 22:00 të mbrëmjes.
Nga ana tjetër, opozita ka thirrur një protestë përpara Parlamentit. Kreu i PD Sali Berisha iu ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.
Protesta e opozitës zhvillohet ditën e sotme ora 17: 00, ndërsa Gjykatës Kushtetuese sot pritet të shqyrtojë edhe padinë e bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha për masën e sigurisë.
Lini një Përgjigje