TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 17:49

“Duhet të marrë fund vesi i korrupsionit”, Gjekmarkaj kritika për Buxhetin: Nuk është zgjidhje për Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të marrë fund vesi i korrupsionit”, Gjekmarkaj

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar se buxheti i vitit 2025 nuk është zgjidhje për Shqipërinë.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në News24, Gjekmarkaj tha se zgjidhja për Shqipërinë janë propozimet e PD-së, ku mos ketë pensione minimale nën 200 euro, të ketë paga dinjitoze, të cilat ky projektbuxhet sot, sipas tij, nuk i zgjidh.

Ai tha se nëse paratë nuk shkojnë për konçensionet korruptive apo inceneratorët fantazëm, mund të realizohen të gjitha propozimet e bëra nga opozita.

Deputeti demokrat tha se edhe protesta që do të mbahet nesër para Parlamentit është një kauzë e drejtë, një kauzë për dinjitetin e pensionistëve, që nuk mund të jetojnë me pensionet që marrin.

Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë garanci edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Sot vendi është te bandat, te paraja e pisët dhe te buxheti që vidhet dhe shpërdorohet”, tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat tha se kjo lëvizje mekanike e vesit në Shqipëri ku qeveritarët fusin dorën ne xhepin tonë dhe pastaj e kalojnë në xhepin e tyre, duhet të marrë fund.

Po rritet korrupsioni personal, kjo po ndodh në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj.

 

Lini një Përgjigje