TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 15:39

Debati për buxhetin, Tabaku rrëzon alibinë e qeverisë: A e ndiejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike?

Shkruar nga Pamfleti

Debati për buxhetin, Tabaku rrëzon alibinë e qeverisë: A e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër buxhetin e prezantuar nga qeveria.

Sipas saj, Rama mburret se ka rritje ekonomike, por të vetmit që nuk e shohin janë shqiptarët.

A e ndiejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike? A përkthehet në ekonomi në sektorët që luajnë rol më të rëndësishëm? Përgjigjja është jo.

Shqipëria ka sot një prodhim të brendshëm bruto siç u tha 2.5 trilionë lekë, 25 miliardë euro dhe kontributi i sektorëve të ekonomisë në këtë rritje është vetëm nga 1, ai i ndërtimit. Sektori i bujqësisë është 18% e PBB-së, nga viti 2021 është me rënie. Industria është po ashtu në rënie, 12.4%”, u shpreh Tabaku gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Kuvend.

Sipas Tabakut, filozofia e kësaj qeverie është merrja të voglit për t’ia falur të madhit, oligarkëve. Ajo tha çmimet në Shqipëri janë më të larta në krahasim me rajonin.

Dëgjuam për rritjen ekonomike, po a e ndjejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike, a ndjejnë pensionistët këtë rritje, a e ndjejnë bujqit. Sektori i bujqësisë është sot 18 për qind e produktit të brendshëm bruto dhe nga vitit 2021 është me rënie. Çmimet në Shqipëri janë më të larta në krahasim me rajonin. Bujqësia dhe turizmi nuk po reflekton, bujqësia ka shumë të punësuar dhe në vendet e tjera ky sektor performon më shumë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje