TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 12:56

Nesër protesta e opozitës, Berisha paralajmëron Ramën: S’ke parë gjë akoma, mbaje mend!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër protesta e opozitës, Berisha paralajmëron Ramën:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët, ku u pyet për bonuset e fundvitit për pensionistët.

Berisha i bëri thirrje pensionistëve të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet nesër në orën 17:00 pranë Parlamentit.

Ndër të tjera kryedemokrati iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë ‘S’ke parë gjë akoma! Mbaje mend Edi Rama!’

Po bëni thirrje që të gjithë të dalin para Parlamentit. A ka një plan B opozita nëse buxheti miratohet para orës së protestës?

"Qeveria do bëjë gjithçka, por edhe ne do bëjmë gjithçka që protesta të zhvillohet gjatë kohës që bëhet diskutimi për buxhetin. Opozita do mbahet, nuk ka forcë në botë që ndalon revoltën shpirtërore të qindra mijërave grave.

Edi Rama është i vendosur të bëjë gjithçka për të grabitur një mandat të katërt, pasi e di që me krimet që ka kryer i takon të kalbet në burg, të paktën 40-60 vite. Mos u çudisni ju. Është i aftë të bëjë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e  tij. Edi Rama nuk ka të ardhme, sot në një konferencë botërore ai ishte personazhi i drogës në botë. I them ‘S’ke parë gjë akoma! Mbaje mend Edi Rama”."-u shpreh Berisha. 

Lini një Përgjigje