TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 12:33

Zero lekë rritje pensionesh, Bardhi 'kap mat' Ministrin e Financave në Kuvend: Je i paaftë

Shkruar nga Pamfleti
Zero lekë rritje pensionesh, Bardhi 'kap mat' Ministrin e
Malaj dhe Bardhi

Diskutime dhe debate me tone të ashpra po nodhin në Kuvend mes palëve politike sa i takon projekt-buxhetit 2025.

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi pyeti Ministrin e Financave Petrit Malaj se sa është fondi për rritjen e pensioneve në 2025-ën.

Duke ritheksuar se sa do jetë masa e bonusit të fundvitit, Malaj nuk dha një shifër konkrete për rritjen totale.

Gjatë debatit, kreu i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi e ka quajtur të “paaftë”.

Debati:

Gazment Bardhi: Sa do të jetë fondi në total për rritjen e pensioneve në 2025-ën?

Petrit Malaj: Kemi kohë të përgjigjemi, kemi 48 orë.

Gazment Bardhi: Unë e kuptoj se ministri nuk e njeh procedurën parlamentare, nuk i vë faj se nuk është deputet, por ne jemi organi ligjvënës dhe nuk e ndryshojmë rregulloren sipas dëshirës së pushtetit ekzekutiv. Pyetja ime ishte konkrete, s’jam këtu për të dëgjuar fjalimin tuaj.

Elisa Spiropali: A mund të biem dakord që secili deputet të rreshtojë pyetjet e tij?

Petrit Malaj: Për bonusin  e fundvitit u ezaurua mjaftueshëm qartë nga kryeministri dhe bonusi i parashikuar për vitin 2025 do ketë 100 mln euro fond në dispozicion. Në varësi të performancës ekonomike do çelet një llogari pranë BSH-së për bonusin e fundvitit 2025.

Më tej pati edhe një përplasje të ashpër verbale mes socialistit Toni Gogu e demokratit Bledion Nallbati.

 

 

Lini një Përgjigje