Në një kohë që kryeministri Edi Rama premtoi dy bonuse në vit për pensionistët, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se ky është një mashtrim.
Bardhi thotë se realisht nuk ka rritje pensionesh, por vetëm bonuse për marrë votat në zgjedhjet paralamentare.
Sipas tij, Rama nuk foli në Kuvend për shpërnadarjen e Buxhetit prej 8.2 miliardë lekë tek shtresat në nevojë por për mashtrime për dëgjohen çdo katër vjet kur i duhen votat.
“Me pensionsitët mendon se do ti mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke i dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjithë vendet e rajonit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite.
As burnusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend tja japë. E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjeje shtresën e pensionistëve.
Një kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje pensionesh. Zero. Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë2 që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit”, tha Bardhi ne Parlament.
Vitin e ardhshëm, buxheti pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit dhe që do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave.
Poir sipas Bardhit, buxheti 2025 është i zi për shqiptarët duke shtuar se do të shkojë tek një grusht njerëzish.
'Buxheti është i zi për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Por nuk duhet ta bëjmë aq të zi sepse i shërben disa njerëzve. I shërben atyre që do të marrin tenderët e rrugëve, që fryhen me disa zero rrugës çdo muaj, tyre që me paratë e subvencioneve në bujqësi i shndërrojnë në hotele me 5 yje, si ish-ministrja e tij, Olta Xhaçka dhe për ata njerëz që kontrollojnë ekonominë që siç e shohim në dosje, flasin me Ramën edhe për arkitekturën, edhe për arredimin e shtëpive të tyre.
U shërben një grushti njerëzish që kanë kapur këtë qeveri, që kanalizojnë çdo qindarkë në xhepat e tyre dhe mbysin tregun e lirë. Ky është një buxhet për oligarkët, për të pasurit, por jo për ata që mezi shtyjnë muajin.', tha ai.
Lini një Përgjigje