TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 11:01

Autorizimi i Biden për armët, BE në një linjë me SHBA: Ukraina ka të drejtë të godasë territorin rus!

Shkruar nga Pamfleti

Autorizimi i Biden për armët, BE në një linjë me SHBA:

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, theksoi se ka mbështetur që në fillim heqjen e kufizimeve për goditjet thellë brenda territorit rus, një çështje që do të diskutohet në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të hënën.

Qëndrimi im ka qenë gjithmonë se Ukraina ka të drejtë jo vetëm të hedhë “shigjetat” kundër saj, por edhe të godasë ata që i gjuajnë. Kjo duhet bërë. Kjo do të diskutohet përsëri dhe shpresoj për një marrëveshje midis shteteve të BE-së për këtë çështje,” tha Borrell përpara fillimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Të dielën, New York Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të qeverisë amerikane, raportoi se Presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi amerikan për të goditur territorin rus për herë të parë.

Sipas burimeve, goditjet e para thellë në territorin rus ka shumë të ngjarë të kryhen nga raketat ATACMS.

Lini një Përgjigje