
Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend, dha lajmin se qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit.
Po ashtu Rama tha se do ketë një bonus të dytë për pensionistët në pranverë. Strategji kjo e kryeministrit për të joshur pensionistët para zgjedhjeve për të siguruar mandatin e katërt.
"Bonusi i trefishtë do të përfitohet nga 511 mijë pensionistë. Përfshihen dhe invalidë pune dhe përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë.
Më konkretisht, për të gjithë ata që marrin një pension social është i barabartë më një rritje vjetore të pensionit prej 13%,
Për nënat kryefamiljare dhe jetimët sjell një rritje me 35 % të pensionit mujor.
Paralelisht me bonusin e dy dhe trefishuar të fundvitit në ditët e para të dhjetorit do kemi në BSH bonusin e pranverës. Do ndikojë në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në fillim të pranverës.
Vetëm me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin automatik të pensioneve pensionistët do ta prekin menjëherë rritjen e pensioneve.
Ndërkohë ne do të kemi gati vitin e ardhshëm dhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike i cili do të sjellë dhe të ardhura të tjera për pensionistët."-tha Rama.
Lini një Përgjigje