
Teksa zgjedhjet parlamentare po afrojnë, kryeministri Edi Rama ka filluar shpërndarjen e 'karameleve' elekorale me bonuset për pensionistëve që do të jepen në dy faza.
Ditën e sotme në Kuvend është i pranishëm kryeministri Edi Rama, teksa në seancë do të diskutohet Buxheti 2025.
Pasi kryeministri Edi Rama nisi fjalën në Kuvend me bonuset për pensionistët, opozita nisi t’u binte tavolinave dhe të kundërshtonin nga vendi.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike më pas ka shkuar pranë foltores, duke i ndërprerë fjalën. Deri në qetësimin e seancës, kryeparlamentarja Elisa Spiropali vendosi për 5 minuta pushim.
Rama në seancën e sotme në Kuvend, dha lajmin se qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit.
Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë, do të marrin shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra,
‘Dua t’u përcjell pensionistëve lajmin e mirë se qeveria do të jap një fond prej afro 100 mln euro për bonusin e fundvitit. Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marri trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh. Kush ka pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dy fishin, bonus në masën 100 euro’, tha ai.
Vitin e ardhshëm, buxheti pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit dhe që do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave.
Deputetet e opozitës, por dhe mazhorancës ngritën edhe shqetësime të tjera sa i përket buxhetit të viti 2025. Reformimi i pagave, luftimi i informalitetit, bujqësia por dhe siguria kibernetike duhet të marrin më shumë vëmendje vitin e ardhshëm, sipas tyre.
Ndërsa opozita e ka cilësuar si buxhet që shkon për projekte korrupsioni. Në një reagim të disa ditëve më parë Gazment Bardhi deklaroi se qeveria vazhdon dhe paguan inceneratorë që nuk ekzistojnë apo kontrata korruptive në shëndetësi, ndonëse qytetarët përballen me mungesën e ilaçeve.
Në orarin e votimit, opozita ka paralajmëruar një protestë, që ka për qëllim të ndalojë miratimin e buxhetit./ Pamfleti
Lini një Përgjigje