TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2024, 17:55

Takimi virtual me shqiptarët në Londër, Berisha thirrje emigrantëve: Të rrëzojmë vëllain e Vuçiç!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi virtual me shqiptarët në Londër, Berisha thirrje

Ish-kryeministri Berisha ka marrë pjesë në një bashkëbisedim virtual me shqiptarët e Londrës.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të mbështesin opozitën dhe të punojnë për ndryshimin e regjimit aktual, të cilësuar si një "narkoshtet".

Berisha e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si një diktaturë që shkel të drejtat demokratike dhe përdor taktika të frikësimit dhe korrupsionit për të ruajtur pushtetin.

Berisha theksoi se Shqipëria ka më shumë të burgosur politikë sesa vende të njohura për represion si Bjellorusia dhe Rusia, duke kujtuar kështu arrestimin e Salianjit dhe Ilir Metës. Ai shtoi se janë arrestuar për shkak të qëndrimeve të tyre kundërshtuese.

Akuzat përfshijnë përpjekjet e qeverisë për të dobësuar opozitën, duke përdorur mjetet e shtetit për të shtypur çdo kundërshtim.

Sipas Berishës, një pjesë e rëndësishme e këtij mesazhi është përkushtimi për të sensibilizuar dhe mobilizuar diasporën shqiptare. Gjithashtu, Berisha theksoi përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe varfërinë, që vjen si rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e fondeve të vendit për qëllime të dyshimta dhe duke e lidhur këtë fenomen me rritjen e ndërtimeve të larta të njohura si "kulla të drogës

“Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës arkivimit të narkoshtetit. E një shteti që nuk njeh asnjë parim përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve.

Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar.

Ne, të gjithë së bashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri.

Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë.

Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë.

Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë.

Edi Rama do vijë në Londër, me vezë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës.

A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës.

Sot, është dyfishuar rritja ekonomike për shkak të kullave të drogës. Është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme. Sepse paratë grabiten dhe plaçkiten.

Një mirënjohje të thellë për ju”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje