TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2024, 17:27

E akuzoi për flirte me Ramën dhe Erdoganin, Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin Samaras!

Shkruar nga Pamfleti

E akuzoi për flirte me Ramën dhe Erdoganin, Mitsotakis përjashton

Mitsotakis e akuzon Samaras për mashtrim dhe cilëson intervistën si provokuese. Madje, thuhet se ka deformuar deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish-kryeministrin konservaor, Antonis Samaras.

Mitsotakis ka ndërmarrë këtë veprim pasi ish-kryeministri Samaras në një intervistë të fundit ka kritikuar ashpër kryeministrin grek dhe ministrin e Jashtëm grek, Georgios Gerapetritis. Samaras u shpreh se Mitsotakis dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.

Në intervistën e dhënë, ish-kryeministri Samaras kërkoi gjithashtu largimin e Giorgos Gerapetritis nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ai u shpreh se ky i fundit duhet të heqë dorë nga "zbutja e përhershme e sfidave turke pasi nuk është një politikë centriste", ndërsa ka propozuar Kostas Karamanlisin për President të Republikës. 

I pyetur për presidentin e ardhshëm, Samaras tha se “unë e konsideroj Kostas Karamanlisin si zgjedhjen më të mirë”.  Në të njëjtën kohë, ish-kryetari i PD-së duket se kërkon indirekt dorëheqjen e Giorgos Gerapetritis nga Ministria e Jashtme. Ai i bën thirrje gjithashtu kryeministrit "të çojë në shtëpi ata që flasin në emër të "miqësisë dhe qetësisë" me Turqinë, duke iu referuar kështu një deklarate të ministrit të Jashtëm.

Në një deklaratë të Partisë Demokracia e Re, thuhet se Antonis Samaras nuk shprehu thjesht mendime për çështje politike, por shfaqi mospërputhje me politikat qeverisëse.

Mitsotakis e akuzon Samaras për mashtrim dhe e cilëson intervistën si provokuese. Madje, thuhet se ka deformuar deklaratat e ish-ministrit të Jashtëm.

Partia Demokratika e Re thekson se këto deklarata janë të pa tolerueshme, duke lënë jashtë partisë ish-kryeministrin Antonis Samaras.

“E kemi thënë shumë herë se ish-kryeministrat kanë privilegjin e veçantë për të shprehur herë pas here mendimet dhe shqetësimet e tyre për çështje politike. Megjithatë, z. Samaras, në intervistën e tij të fundit, nuk shprehu mendime. Përkundrazi, ai shfaqi mosmarrëveshjen e tij të plotë me të gjithë politikën qeverisëse që po zbatohet.

Për më tepër, në një mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese, ai tha gënjeshtra ekstreme, duke shtrembëruar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, të cilat janë sqaruar vazhdimisht dhe në detaje. Madje, ai shkoi deri aty sa të pretendonte se Kryeministri i Greqisë dhe Presidenti i Republikës së Qipros “po flirtonin” me Presidentin e Turqisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

Së fundi, diskutimi i pavend për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për të cilin ai këmbënguli, përbën fyerje për figurën dhe institucionin e kreut të shtetit. Të gjitha këto nuk mund të tolerohen apo pranohen. Shoqëria ka lënë pas, prej vitesh, logjikat e politikës së “oborrit” dhe sjelljet që frymëzohen nga “inatet” partiake. Dhe ata që ëndërrojnë një Demokraci të Re të tkurrur në nivelin e 18%, duhet të reflektojnë se me strategjinë e Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re ka fituar deri më tani tre zgjedhje kombëtare me përqindje rreth 40%.

Prandaj, z. Samaras, me intervistën e tij të sotme, e ka vënë veten, për herë të dytë pas vitit 1993, jashtë Demokracisë së Re. Në fakt, këtë ai e ka synuar. Por kësaj here, historia nuk do të përsëritet. Shumica qeveritare vazhdon rrugën e saj të qëndrueshme, pa z. Samaras. Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e atdheut në këto kohë të trazuara”, thuhet në reagimin e Partisë.

Lini një Përgjigje