TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2024, 17:48

"S'i ndërtojnë laborator në mes të Tiranës?", Dogjani: Grupet kriminale mbështeten nga policia dhe politika

Shkruar nga Pamfleti

"S'i ndërtojnë laborator në mes të

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka folur lidhur me zbulimin e dy laboratorëve të kokainës në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Ai u shpreh se grupet kriminale nuk mund të ngrenë laboratorë narkotikësh pa mbështetjen e policisë.

Dogjani tha se grupet kriminale nuk gjejnë mbështetjen e vetëm policisë, por edhe të politikës për të ndërtuar laboratore droge, shpërndarja e së cilës bëhet jo vetëm në Tiranë por dhe në të gjithë Shqipërinë.

Sipas deputetit, shqetësues është gjithashtu fakti që lënda narkotike po përdoret gjerësisht edhe te moshat e vogla.

“Ata që vijnë, nuk vijnë të ndërtojnë laborator nëse s’kanë mbështetjen e policisë së shtetit. Të ndërtosh diçka të tillë ka shpenzime e duhet para e madhe, dhe s’rrezikon pa pasur mbështetje polici-politikë dhe e konsiderojnë Shqipërinë si Italia në vitet ’70, apo si grupi Sinaloa sot në Meksikë, ku grupet kriminale janë të përzierë e bashkëpunojnë me shtetin.

Mbështetja që u jep policia, u jep mundësinë atyre të ndërtojnë laborator kokaine, që më pas shpërndahet në Tiranë, e pjesa tjetër trafikohet. Shumica po shpërndahet në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kanë nisur të përdorin lëndë narkotike dhe moshat e vogla.

E para ajo që më bën përshtypje është se s’kemi operacione të suksesshme pa ndërkombëtarët. Janë informacion të marra nga jashtë. Xibraka, psh. drejtohej nga ndërkombëtarët, pa i treguar Policisë së Shtetit. Dhe kjo është shqetësuese.

E dyta, ndërrimi i drejtorëve të policisë, ata që kanë ikur kanë shkëputur lidhjet me grupet dhe kanë dhënë informacione nga jashtë. Operacionet mund të jenë edhe dekonspiruar. Në Shqipëri e Tiranë kemi një laborator që është i lidhur me grupe kriminale, Tiranë, Durrës Fushë-Krujë. Mund të ketë edhe laboratorë të tjerë, me Shkodrën, Vlora, s’i guxojnë këto grupe kriminale e vijnë ta ndërtojnë laboratorin në qendër të Shqipërisë, në Tiranë. Pse nuk janë zbuluar pa ndërkombëtarët. Grupet kriminale përdoren nga politika në fushatat elektorale. Janë bërë biznesmenë dhe pastrojnë paratë. Është problem i madh, Shqipëria po boshatiset dhe kjo është një arsye”, tha Dogjani për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje