
Lulzim Basha, një javë më parë deklaroi se ka pasur një dilemë të fortë etike për dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm që mbante në atë kohë, pas ngjarjes së “21 janarit”.
Por një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga kryeministri i saj kohe, Sali Berisha. Në një intervistë për emisionin “Log” në “News 24”, Sali Berisha, u shpreh se nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.
“Lulzim Basha nuk më ka paraqitur asnjë dorëheqje. Nuk ka ndodhur kurrë që të më sjellë dorëheqje, e ka pasur ose jo në mendje, këtë nuk e di”, tha Berisha.
Lidhur me rolin e Lulzim Bashës në 21 janar, Berisha tha se nuk di gjë për veprimet e tij dhe shtoi se është i bindur që Grada dhe policia kanë zbatuar ligjin.
“Ka qenë në zyrën e tij, kam kontrolluar zyrën time dhe nuk mund të them, por di që edhe Garda edhe Policia ka zbatuar ligjet”, përfundoi Berisha.
Lini një Përgjigje