
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi, dikur ish punonjës i SHISH, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së mërkurës.
"Ish-punonjësi i përgjegjshëm oficeri i përgjegjshëm i SHISH, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikim e problematike, një vrasje mafioze e shtetit mafioz dhe si çdo vrasje tjetër mbetet pa autor dhe pa zbuluar."-tha Berisha.
Atentati:
Biznesmeni Eduard Reçi u vra poshtë pallatit ku jetonte rreth orës 23:00 të 13 nentor 2024 të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.
52-vjeçari me origjinë nga Dibra mori një tek plumb që i përshkoi tej për tej në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit.
Burime thonë se Reçi i cili ishte pronari i firmës “ELGM” ka ndërtuar edhe disa pallate të tjera në Tiranë.
Lini një Përgjigje