TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2024, 12:57

"Rexh Biberaj i ka dhënë 5 mln euro tenderë kushëririt të tij", Bardhi: SPAK të veprojnë, të shkarkohet nga detyra!

Shkruar nga Pamfleti

"Rexh Biberaj i ka dhënë 5 mln euro tenderë kushëririt

Bardhi u ndal tek bashkia e Tropojës, duke theksuar se kryebashkiaku Rexh Biberaj, i ka dhënë rreth 5 milion euro tendera kushëririt të tij. Lidhur me këtë, kreu i grupit të PD-së i kërkoj SPAK të veprojë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve ka shprehur kritika për punën e Komisionerit të Prokurimit Publik.

Bardhi u ndal tek bashkia e Tropojës, duke theksuar se kryebashkiaku Rexh Biberaj, i ka dhënë rreth 5 milion euro tendera kushëririt të tij. Lidhur me këtë, kreu i grupit të PD-së i kërkoj SPAK të veprojë.

"Kryetari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Jane dy kompani ne emer te kusheririt te tij dhe vetem ne 3 vite i ka dhene me shume se 4.7 milion euro. Kontrata per ndertimin e tregut te bagetive, dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu ka perfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi. Tre jane ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait te tij edhe pse kishte oferten me te larte. Ka edhe kontrat tjeter per ndertimin e rrugëve. Gjashtë konkurent në garë, pesë të sukalifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet serish djali i xhaxhait.", u shpreh Bardhi. 

Në fjalën e tij, Bardhi denoncoi mosveprimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Tropojë, që është nën akuzë nga SPAK për 3 vepra penale  “Shpërdorimit të detyrës”, “Prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrimit të pronës” duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro.

“Ligji për vetqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”- u shpreh Bardhi.

Teksa tha se këto tendera korruptiv janë kallëzuar prej kohësh në SPAK, Bardhi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të veprojë pa vonesa.

“SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptiv dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”- theksoi Bardhi.

Lini një Përgjigje