
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilëson arrestimin e prag zgjedhjesh si politik dhe tha se nuk ka asnjë akuzë zyrtare për prangosjen e tij.
Në një intervistë nga burgu i 313-ës, Meta është pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg edhe pse kjo e fundit ta pranuar të marrë fajësinë ne vend të tij.
Meta tha se përgjegjësitë ligjore janë individuale dhe jo kolektive dhe të transferueshme. Ai shton se qëndrimet e Monika Kryemadhit janë për qëllime personale të saj dhe sipas Metës nuk i shërbejnë aspak.
“Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme. Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua”, u shpreh kreu i PL për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje