
Aktivistja Evi Kokalari i ka prerë shpresat Sali Berishës për heqjen e “non gratës”. Sipas saj, Richard Grenell bëri luftë të madhe për Sekretar Shteti dhe nuk ja doli dot. Sipas saj, ai mund të marrë një detyrë tjetër, por heqja e ‘non gartës’ do të jetë shumë e vështirë.
Sipas saj, faktit që ndaj Berishës, SPAK ka hapur hetim e bën thuajse të pamundur që të rishihet “non grata”, pasi prokuroria e akuzon Berishën për korrupsion. Ndërkohë ajo paralajmëroi se do të lobojë fort që ajo “non gratë’ të mos hiqet.
“Mund të ndodhë vetëm nëse ju nga Shqipëria mund të verifikoni që Berisha është konservator. Berisha nuk është konvervator. Jo vetëm që Berisha nuk është konservator, por vetëm konservatorizmin ia kërkova Berishës kur kam ardhur në 2021. Kam riskuar karrierën time. Të thonë çfarë të duan në Shqipëri, se nuk më intereson fare, e di unë se çfarë kam riskuar. Aktivitetet e mia në Shqipëri mi kanë përmenduar. Gjërat përmenden dhe Berisha ishte nën sanksione. E bëri PD konservatore? E shkatërroi të gjithë brenda. Marco Rabios, shok i dashur, ky e ka marrë peng konservatorizmin në Shqipëri. Lëre aty ku është se duhet të pastrojmë korrupsionin në Shqipëri. Duhet të sjellim demokracinë në Shqipëri. Është kaq e thjeshtë. Super qesharake, mbi të gjitha. Më vjen shumë keq ta them, ata nuk janë opozitë, dilni nga loja e vet. Pa hequr këtë opozitë që është marrë peng, nuk luftohet Rama. Atij “non grata” nuk i hiqet”, , u shpreh ajo në "Real Story".
Kokalari foli dhe mbi fatin e Richard Grenell: “Luftoi shumë për sekretarin e shtetit prandaj u vonua nominimi i sekretarit të shtetit pasi është bërë fushatë e gjerë nga Grenell edhe pse e ka kundërshtuar dhe përgenjeshtruar. Tani ai ka qenë besnik por deri në 2016 s’ka qenë fare besnik dhe me atë Grenell që kam njohur unë në Shqipëri dhe Ballkan, është ndryshe në Amerikë. Besnikëria e tij nuk është e sinqertë. Por di të them se është i afërt me klanin e Trump, ka bërë fushatë, nuk ka qenë kryesor por e kanë çuar në Michigan. Sërish duke pasur këto parasysh, Grenell një pozicion do ta marrë sot, më i madh se sekretari i shtetit. Nga Kosova, vijnë fjalë të tjera që do ta bëjnë akoma të dërguar në Serbi dhe Kosovë. Nëse e dërgojnë në Ukrainë dhe Rusi do të jetë një katastrofë e madhe sepse kam mësuar stilin se si punon dhe funksionon Grenell dhe është e pamundur që të mos gjendet në problem dhe situate konfliktuale”.
Lini një Përgjigje