TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2024, 15:31

Rama dhe Berisha në garë për të siguruar vota nga “Çunat e Londrës”

Shkruar nga Pamfleti

Rama dhe Berisha në garë për të siguruar vota nga

Edi Rama  dhe Sali Berisha kanë varur shpresat te Diaspora për të siguruar sa më shumë vota në zgjedhjet që po vijnë.

Këtë herë të dy kanë në fokus “Çunat e Londrës”.  Kreu i Partisë Demokratikes, Sali Berisha, njoftoi përmes një postimi në Facebook se do të zhvillojë takim virtual me shqiptarët e Londrës. Takimi do të bëhet ditën e diel 17 nëntor.

“Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Edhe kryeministri Edi Rama ka planifikuar takim me shqiptarët e Londrës. Rama do të takohet me shqiptarët e diasporës një javë pas takimit të Berishës. Rama ka njoftuar takim të dielën e 24 nëntorit, ora 12:00.

Lini një Përgjigje