
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka folur lidhur me protestën thirrur nga opozita në 19 nëntor para Kuvendit.
Korreshi tha se protesta është thirrur në ditën kur Kuvendi do të votojë buxhetin e vitit 2025. Deputeti theksoi se kjo protestë është thirrur pikërisht për të treguar se ky buxhet që ka sjellë qeveria nuk është i qytetarëve.
Ai thekson se kjo protestë është pjesë e mosbindjes civile.
“Protesta do të mbahet në ditën e votimit të projektbuxhetit, në datën 19 nëntor. Format e mosbindjes civile nuk mund të konsumohen me një protestë, opozita nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile.
Ne nuk kemi thënë asnjëherë që do të largohemi apo do të bojkotojmë Kuvendin. Pastaj mos harroni se për 1 vit opozita u bë copë nga mediat sepse nuk ishte në atë seancën e vitit të kaluar kur buxheti u miratua për 6 minuta”, tha Korreshi për “Balkanweb”.
Deputeti u shpreh se ka qenë pro futjes në grevë urie, por shumica nuk vendosi për këtë variant.
Lini një Përgjigje