TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2024, 20:25

“Vampire”, Berisha shpërthen ndaj Vilma Nushit: Hajdutja e pangopur nuk u paraqit në komisionin hetimor

Shkruar nga Pamfleti

“Vampire”, Berisha shpërthen ndaj Vilma Nushit: Hajdutja e

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u ndal në zhvillimet e komisionit hetimor parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Berisha iu referua me terma dhe akuza të rënda Vilma Nushit, që sipas tij do duhej të ishte paraqitur në këtë komision për të dëshmuar në lidhje me koncensionin e check-up. Ish-kryeministri e quajti Vilma Nushin vampirë.

Kjo kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra, nuk vinte!

Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament, kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza të pabëra, false, të dokumentuara”, tha Berisha. 

Lini një Përgjigje