TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2024, 22:20

"Trump s'pajtohet me grushtin e shtetit ndaj opozitës", Berisha ende me shpresa: Me SHBA kemi marrëdhënie normale

Shkruar nga Pamfleti

"Trump s'pajtohet me grushtin e shtetit ndaj opozitës",

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se administrata e re e presidentit Donald Trump nuk do të pajtohet me grushtin e shtetit ndaj opozitës në Shqipëri, që sipas tij është bërë nga administrata e vjetër e sponsorizuar nga Xhorxh Soros në SHBA.

A ende ka besim të madh se SHBA, prokurori i ri i përgjithshëm dhe presidenti Donald Trump do të zhbëjnë reformën në drejtësi.

Berisha shprehet se marrëdhëniet e PD me administratën e presidentit Trump do të jenë normale.

“Unë kam besim se SHBA të udhëhequra nga presidenti Donald Trump nuk do të pajtohen me grushtin e shtetit që është bërë ndaj opozitës shqiptare.

Së dyti kam besim të madh se SHBA, me prokurorin e ri të përgjithshëm dhe presidentin Trump nuk do të pajtohen kurrë me Aleks Bragët dhe Leticia Jons të Tiranës, të mbjella nga Soros në reformën e drejtësisë.

Marrëdhëniet e PD me administratën e presidentit Trump do të jenë marrëdhënie normale. Ne jemi ndër të pakta forca politike në Europë që kemi mbështetur publikisht kandidatët republikanë, vetëkuptohet presidentin Donald Trump.

Lidhur me marrëdhëniet me vendet e tjera ne jemi të hapur. Kemi vetëm një qëllim: Shqipëria në Europë.

Këto vende dua ta them këtu, kanë një meritë për Sali Berishën se megjithë presionin e madh, që njerëzit pak mund ta dinë ose mendojnë që është bërë ndaj tyre nga Departamenti i Shtetit, ata refuzonin ti bashkoheshin vendimit të tyre, sepse e konsideronin një vendim pa baza dhe vendim për të ndihmuar Edi Ramën”, tha Berisha për “Syri TV”.

Lini një Përgjigje