TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2024, 21:37

"Nuk do t'i shpëtojë kurrë ligjit", Berisha paralajmëron arrestimin e Olsi Ramës: Kryetrafikanti shumë shpejt do dalë para drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk do t'i shpëtojë kurrë ligjit", Berisha

Ish-kryeministri Berisha tha se beteja kundër diktaturës dhe regjimit të Ramës, është e vështirë por jo e pamundur.

Gjatë fjalës së tij para mbeshtetësve, Berisha u shpreh se ashtu siç Sorosi mori goditje në Amerikë, ashtu do të marrë edhe në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike shigjetoi kryeministrin Rama duke u shprehur se çdo ditë e afron me qelitë e McGonigalit, ndërsa sipas tij, vëllai i kryeministrit Olsi Rama është kryetrafikanti rajonal që mbrohet nga Dumani.

Ai ka paralajmëruar arrestimin e Olsi Ramës duke thënë se nuk do t'i shpëtojë kurrë ligjit për trafiqet e tij kriminale.

"Kjo diktaturë e bazuar mbi narkoshtetin, pati mbështetje të fuqishme ndërkombëtare. 
Në mbështetje të saj, të plotë dhe totale qëndroi e majta marksiste-leliniste e kryemafiozit, Xhorxh Soros. 

Por kjo e majtë ekstreme, stuhia e saj kundër identitetit njerëzor, kundër familjes njerëzore, familjes, kundër dinjitetit, mori goditjen më të tmerrshme, më të rëndë nga kombi i madh Amerikan.
Mirëpo është jetike, vendimtare për të ardhmen tonë, që këtë goditje ta marrë dhe në Shqipëri, në kopshtin e krimeve të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës. 

Edi Rama le të sillet e të mbështillet, të harrojë më, se do të ketë mbështetjen, përkundrazi çdo ditë që kalon, iu garantoj se e afron me qelitë e McGonigalit.

Se Olsi i tij, një kryetrafikant rajonal, le të mbrohet sa të dojë nga Dumani, por nuk do t'i shpëtojë kurrë ligjit, për trafiqet e tij kriminale.

Se Dumani, ky mercenar që për një pyetje merr 1 milionë, do të ketë fatin e faqeziut Jack Smith, që ja mbathi sapo fitoi Donald Trump", tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje