TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 10:29

Dogjani i shkoi ne foltore, Rama: Veprime të tilla të sanksionohen!

Shkruar nga Pamfleti
Dogjani i shkoi ne foltore, Rama: Veprime të tilla të sanksionohen!
Edi Rama ne foltore

Kryeministri Edi Rama është paraqitur ne seancën e sotme parlamentare për të prezantuar projekt buxhetin për vitin 2025.

Edi Rama u pengua nga anëtarët e opozitës, ndërsa nisi fjalën në foltore. Demokrati Asllan Dogjani i shkoi deri në foltore kryeministrit.

Ky veprim duket se e ka indinjuar Ramën, i cili pas 5 minutave ndërprerje të seancës plenare, kërkoi që ulërimat dhe spostimet fizike të sanksionohen me kalim në votë.

“Pas ndërprerjes së fjalës, kushdoqoftë që mere fjalën duhet të marrë përgjigje me kalim në votim, kjo lloj praktike nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tutje, Parlamenti është vendi ku ٣do njeri thotë atë që mendon, spostimi fizik nga karriget drejt folësve dhe ulërimat nga vendi duhen sanksionuar me kalim në votim”, u shpreh kryeministri.

 

Lini një Përgjigje