Në seancën ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, Edi Rama theksoi se qeveria është përqendruar për të rritur të ardhurat kontributive në sektorin privat.
Sipas tij, për të gjurmuar çdo rast të bizneseve po testohet një model i ri i inteligjencës artificiale që do të vendoset në punë bashkë me Microsoft.
“Ne e rivendosëm sistemin e pensioneve mbi bazën demokratike të kontributeve. Themele të reja. Rritëm me 300 mijë persona numrin e punonjësve kontribuues në fondin e sigurimeve shoqërore i cili është zgjeruar 3-fish sot. Janë të shkruara në buxhet…
Sot kemi ende rezerva domethënëse si rezultat i rritjes domethënëse të pagave edhe në sektorin privat, ku jemi përqendruar tani për të rritur të ardhurat kontributive falë edhe modernizmit të mëtejshëm të sistemit të gjurmimit dixhital të aktiviteteve të biznesit dhe një modeli të ri të inteligjencës artificiale (AI) që po testohet dhe do të futet shumë shpejt 24 orë në punë së bashku me Microsoft. Prandaj jam shumë optimist që rritja domethënëse e pensioneve do të jenë në mandatin tonë të katërt pasqyra më kuptimplotë e boshtit të ekonomisë së Shqipërisë në këto vitet të qeverisjes sonë”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje