TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 12:07

Tensione në Kuvend/ Opozita rrethon foltoren, ndërhyn Garda

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në Kuvend/ Opozita rrethon foltoren, ndërhyn Garda

Në seancën e sotme parlamentare ka pasur tensione të larta dhe debate. Deputetët e opozitës u ngritën më këmbë dhe rrethuan foltoren, kur pritej të fliste ministri i Financave Petrit Malaj.

Menjëherë ka ndërhyrë Garda, por kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka kërkuar Gardës të largohet.

Tensionet kanë nisur pasi ministri Malaj ka dashur të bëjë prezantimin e projektbuxhetit jo duke i kthyer përgjigje pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ky i fundit ka debatuar nga afër edhe me deputetin e PS-së Toni Gogu.

Më pas Malaj ka nisur të përgjigjet sipas pyetjeve nga opozita.

Pyetjet e Bardhit:
Sa është fondi i parashikuar në buxhet për rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm?

Ka një rritje të kostos së jetesës për secilin qytetar shqiptar, por sigurisht që këtë kosto të jetesës e vuajnë familjet në nevojë, sa është fondi në 2025 për rritjen e masës së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë?

Media raporton që ish-pronari i Agon Channel i mbyllur për shkak se ishte kritik me qeverinë, rezulton se ka arritur të marrë gjobën e vendosur nga Arbitrazhi në masën 120 mln euro, duke qenë se buxheti parashikonte detyrimet nga Arbitrazhi, a mund të na thoni si ndikon ky ekzekutim në buxhetin e shtetit. Si do të kompesohet kjo masë e madhe parash, ndërkohë që ka shkuar si shkak i një teke të km në xhepat e një biznesmeni të huaj.

Lini një Përgjigje