Ministri i Financave Petrit Malaj tha se gjoba 110 milionë eurot dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit në Belgjikë për shtetin shqiptar janë në dorë të përmbaruesit privat por vendimi ende nuk është ekzekutuar dhe kjo është një cështje në zhvillim e sipër.
'Buxheti ka një fond rezervë të parashikuar për cështje gjyqësore. Megjithatë kjo është një cështje akoma në zhvillim e sipër. Përmbaruesi privat ka fondet por po pret nga ana tjetër të gjitha pretendimet që kanë palët. E ndër pretenduesit për këto fonde është dhe qeveria shqiptare' tha Petrit Malaj.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se do të kërkojë interpelancë me Ramën javën e ardhshme.
“Javën e ardhshme në interpelancë edhe kryeministrin për këtë cështje. Media raporton që ish pronari i Agon Channel i mbyllur me ndërhyrje direkte të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka arritur të marrë gjobën 120 mln euro. Meqë buxheti parashikon detyrimet që qeveria ka në kuadër të proceseve të arbitrazhit. A mund të na thoni si ndikon ky ekzekutim që raportohet nga mediat që ka ndodhur nga përmbaruesit belg në buxhetin e shtetit' tha Gazment Bardhi.
Lini një Përgjigje