Po çfarë do Edi Rama me Aleksandër Llukashenkon në një darkë, duke qenë i vetmi kryetar shteti i një vendi të NATO-s që takon një Non- Grata të Perëndimit, që futi trupat ruse në vendin e vet për të pushtuar Ukrainën?
Ka pasur një fakt të bujshëm javën e kaluar, gjatë një samiti për klimën në kryeqytetin e Azerbajxhanit.
Edi Rama, i cili mori pjesë dhe nuk ju nda për një kohë të gjatë presidentit të Emirateve të Bashkuara, Bin Zayed, ka qenë prezent, edhe në një darkë, që nuk ishte një ceremoni e përgjithshme, por një gosti private. Ku mori pjesë edhe aleati më i afërt i Vladimir Putinit, Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko. I cili u prit me të puthura dhe përqafime nga kreu i emirateve në darkë, e nuk u ndanë thuajse gjatë gjithë mbrëmjes.
Në këtë event, Edi Rama, në videon që u xhirua me lejen e palëve, për të dhënë një mesazh, qëndronte si djalë i turpshëm, por që më pas, mësohet se gostia ka pasur mjaft interaktivitet.
Po çfarë do Edi Rama me Aleksandër Llukashenkon në një darkë, duke qenë i vetmi kryetar shteti i një vendi të NATO-s që takon një Non- Grata të Perëndimit, që futi trupat ruse në vendin e vet për të pushtuar Ukrainën?
As Rexhep Tajip Erdogan, që është fqinj dhe i afërt me Rusinë dhe që bën tregti të rëndësishme me Bjellorusinë, nuk ishte në atë zijafet.
Madje, burime pranë tij në Shqipëri, bëjnë me dije se Sulltani nuk e ka aspak me sy të mire që valiu i tij, Edi, po afrohet me sheikët arabë. Të cilët kanë një relacion mjaft të mirë me amerikanët e sidomos me Donald Trump. Pikërisht këtu, Edi Rama po fut hundët, e po i kërkon arabëve të Emirateve të Bashkuara dhe sauditëve që të shtyjnë projektin e Sazanit, ku janë financues, projekt që ka gjasa që të ndërpritet pas rizgjedhjes së Trump, për konflikt interesi.
Me ngulm, Rama ka lobuar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku si mik ka përdorur kreun e Emiratëve. Në atë vizitë, pritet të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të princit të kurorës Muhamet Bin Selman me enturazhin e afërt të Donald Trump.
Madje, ka zëra se do të jetë edhe vetë Presidenti i Zgjedhur i SHBA, i ftuar posaçërisht nga MBS-ja për një nismë paqeje edhe me Iranin, që po gatuhet së fundmi.
Edi Rama, që e ka treguar në gjithë këto vite se është mjeshtër të qyrkullojë si p*rdha nëpër brekë në takimet ndërkombëtare, po e shfrytëzon të gjithën këtë për mandatin e katërt.
Po kërkon përmes arabëve një lobim të Trump që SHBA të mos investohet kundër mandatit të katërt të tij nëpërmjet ndonjë “të pabëre të SPAK”. Madje është ofruar edhe për një rol ndërmjetësi të dorës së tretë për paktin e pritshëm ndërmjet Kievit dhe Moskës. Me një fjalë të çojë fjalët e letrat aty- këtu, apo të bëjë një lloj gaztori, kur situata të arrijë tensione të larta./Pamfleti
Lini një Përgjigje