TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 21:03

Rama drejt fundit? Murrizi nuk përmbahet: Nëse SPAK se arreston, do të shkrihet si strukturë!

Shkruar nga Pamfleti

Rama drejt fundit? Murrizi nuk përmbahet: Nëse SPAK se arreston, do

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar projekt buxhetin e 2025 që Kryeministri Rama prezantoi ditën e sotme në Kuvend.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Murrizi ka reaguar shumë ashpër kur ka folur në lidhje me të dhe gjithashtu ka kaluar në fyerje në disa raste. Ai ka përmendur edhe kryeministrin Rama dhe disa nga politikat qe përdoren në Shqipëri.

“Kur më bën drejtësi hetuesit e komunizmit dhe e shpall kampion drejtësie edhe Jurin dhe Don Lunë dhe venë në krye të Gjykatë së Lartë Sokol Sadushin të 44 kanë vrarë 39 intelektualë në Tiranë si kriminelë dhe fëlliqësira si këta. Nuk e shoh model që e përqafon BE që në aspirojmë të shkojmë Nëse kapitujt tanë hapen shpejt e do anëtarësohemi në BE deri në 2030, po marrë të mirëqenë që është dhe Rama i bie që kjo strukturë të bjerë.

Nuk ke strukturë të njëjtë nëse do të jesh anëtare më BE, jashtë sistemi. Në Kroaci arrestuan ministrin e tyre të shëndetësisë pa asnjë frikë, pa makina të blinduara, në kokërr të burgut, pasi kanë arrestuar kryeministrin pardje këta s’guxojn. Këta gjithë ata që kanë arrestuar nga PS-ja të gjithë kanë marrë leje nga  Rama”, tha Murrizi.

Gjithashtu edhe për çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta, Murrizi ka reaguar ashpër duke bërtitur dhe duke thënë se nuk e merr në konsideratë arrestimin e tij pasi ai komunikon jashtë me njerëzit e tij edhe pse ndodhet i arrestuar.

Lini një Përgjigje