TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2024, 18:07

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon Presidenti Begaj: Ngushëllime familjes, shoqëria të reflektojë në edukimin e brezit të ri

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon Presidenti Begaj: Ngushëllime familjes,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, ku humbi jetën një 14-vjeçar.

Presidenti Begaj i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçarit që mbeti viktimë e konfliktit me bashkëmoshatarët, ndërsa uroi shërimin e nxënësit tjetër që mbeti i plagosur.

Më tej në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit bëri apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri.

“Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit është për të gjithë ne një dhembje e madhe. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij! Gjithashtu, uroj nga zemra shërim të shpejtë e të plotë për nxënësin e plagosur!

Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen.

Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre”, thuhet në deklaratën e Begajt. 

Lini një Përgjigje