TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 10:49

“Ju me fëmijët tanë jeni sjellë njësoj si Serbia me Kosovën/ Balla i përgjigjet Zhupës: Turp që e krahasoni!

Shkruar nga Pamfleti

“Ju me fëmijët tanë jeni sjellë njësoj si Serbia

Ish-ministri i Brendshëm Taulant Baslla, ka folur në Kuvend lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari, pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij.

Ai u shpreh se për këtë ngjarje kanë përgjegjësi të gjithë, duke theksuar se është gati të mbështesë çdo masë drastike që duhet ndërmarrë.

Marrë shkas nga kjo ngjarja, Balla kërkoi ashpërsimin e dënimeve.

Balla iu përgjigj edhe akuzave të Ina Zhupës e cila tha: Po ju them një gjë, Serbia me Kosovën është sjellë njësoj si silleni ju me fëmijët tanë.

Këtë krahasim, Balla e quajti të turpshëm. 

“Humbja e jetës së një nxënësi na ka prekur te gjithëve, është përgjegjësi e të gjithëve mirëpo është e rëndë të bësh politikë me ketë ngjarje

Kjo ngjarje duhet te na beje me përgjegjësi të gjithëve, si anëtarë të kuvendit e pres opozitën te thote, ne jemi gati te mbështesim të gjjtha masat drastike qe duhen marre.

 Të marrim shkas nga kjo ngjarje për të ashpësuar dënimet që lidhen me një qasje të re në shkollave. Ngushëlloj familjen ta përballoj këtë situatë. Unë e kam djalin aq sa Martini dhe e di se sa e vështirë është kjo situatë. Se sa e tmerrshme do të thotë të kesh të bësh me vdekjen.

Ju keni bërë një krahasim pa lidhje të Kosovës dhe Serbisë, turp nuk keni. Nuk ka lidhje me ato vrasje që janë bërë.

Si Serbia me Kosovën? Po turp nuk keni? Si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje, e përdhunime, dhe ju vini pa pikë turpi dhe thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët në Shqipëri siç është sjellë Serbia me Kosovën?! Kjo që thoni është minimalisht e rëndë! Ende në kohë jeni që ta marrë dikush fjalën, jo ju zonja Zhupa dhe të distancohet nga kjo”, u shpreh Balla.

Lini një Përgjigje