TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 10:34

Vrasja e 14-vjeçarit, Zhupa në Kuvend: Ku e çuat paketën e sigurisë në shkolla? Manastirliu të dorëhiqet

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 14-vjeçarit, Zhupa në Kuvend: Ku e çuat paketën
Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa ka ngritur në Kuvend ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë, duke kërkuar 1 minutë heshtje.

Deputetja demokrate bëri përgjegjëse qeverinë për këtë ngjarje, që ajo e quajti të paralajmëruar.

Sipas Ina Zhupës nuk duhet të ndodhin ngjarje të tillë për të kthyer kokën nga arsimi dhe edukimi. Ndër të tjera, deputetja demokrate kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën duke thënë se i mbaroi koha për procedurë, ndërkohë që pati edhe një përplasje me Spiropalin.

“Ishte më e rëndë se ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ishin njoftuar mësues, oficer sigurie, kishte që të premten që ndodhte. Doja ti kërkoja këtij kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu.

Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa. Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Mansatrilu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

vrasja e 14-vjeçarit

Lini një Përgjigje