TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 16:56

Salianji në burg, Alizoti: Zbardhja e vendimit jashtë afatit ligjor, tregues i qartë se dënimi është politik

Shkruar nga Pamfleti

Salianji në burg, Alizoti: Zbardhja e vendimit jashtë afatit ligjor,

Deputeti i Partisë Demokatike Tomorr Alizoti ka folur lidhur me zbardhjen e vendimit ndaj Ervin Salianji,

Ai tha se zbardhja e vendimit ndaj Ervin Salianji i cili ndodhet në burg, 20 ditë jashtë afatit ligjor tregon qartë se dënimi i Salianjit është politik dhe jo legal.

Alizoti thekson se ky është rasti i parë në vend që një njeri dënohet për kallëzim të rremë.

“Pas 50 ditësh, kur afati ligjor parashikonte 30 ditë për të burgosurin politik, Ervin Salianji, i cili është opozitar që nuk ka konsumuar asnjë ditë pushtet, nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet dhe sot gjendet në burgjet e Shqipërisë, së bashku me njerëz të inkriminuar, dhe me njerëz që e kanë dëmtuar këtë vend dhe e kanë shkatërruar këtë vend gjykatave do t’iu duheshin bash 50 ditë për të shpallur vendimin e saj, kur ligji e parashikonte 30 ditë.

Arsyeja e vonesës, arsyeja e fshehjes ku është rasti i parë në Republikën e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë, ku nuk ka ndodhur kurrë që një kallëzim i rremë publikisht, ku vetë z.Salianji nuk ka bërë kallëzim për personin në fjalë është një dënim i qartë dhe haptas politik.

Vetë fakti që, pas dënimit të z.Salianji u shpreh dhe kryeministri i cili e mbështeti këtë dënim politik për z.Salianji tregon që e gjithë kjo çështje është një dënim i mirëfilltë politik.

Z.Salianji është i vetmi person në Republikën e Shqipërisë i dënuar për këtë çështje, ku vetë Gjykata e Apelit ka pranuar që gjykimi në Shkallë të Parë është bazuar në një provë fotokopje, e cila nuk duhet të administrohej, e për më tepër që nuk i është nënshtruar një debati gjyqësor.

Kështu që, PD i kërkon lirimin e kryetarit të grupit të saj, i cili sot ndodhet për më shumë se 1 muaj në burgjet me dënim të mirëfilltë politik”, u shpreh Alizoti.

Lini një Përgjigje