TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 17:42

A do të kandidojë në zgjedhjet 2025? Përgjigjet Kryemadhi

Shkruar nga Pamfleti

A do të kandidojë në zgjedhjet 2025? Përgjigjet Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi ka folur jashtë ambienteve të SPAK pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit e cila la në fuqi masat e sigurisë për të dhe ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk e ka vendosur ende nëse do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare 2025. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se nuk ka më dëshirë të merret me politikë.

“Unë nuk merrem më me politikë, por do merrem vetëm me sensibilizimin e opinionit publik sa i takon luftës së tretë botërore që është “fake news”. Ky nuk është vetëm në media por është në sistemin e drejtësisë. Nuk kam ndonjë dëshirë për të kandiduar, por do bëj të pamundurën që mos të kandidojnë njerëzit e gabuar”, tha Kryemadhi.

Duket se ky vendim vjen edhe pas përplasjeve që Kryemadhi ka me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, i cili e përjashtoi muaj më parë nga partia. Në këto rrethana, duket se Kryemdhi ka vendoset të heqë dorë nga politika.

 

Lini një Përgjigje