TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 17:40

Akuzat për deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore, Kryemadhi mbron Metën: SPAK ka gënjyer për pagesat!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi gjatë deklaratës për mediat pas daljes nga SPAK, foli edhe sa i takon akuzave që ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta i bëri asaj për çështjen e deklarimit të pasurive.

Ajo mori në mbrojtje ish-bashkëshortin duke thënë se ai nuk po e akuzonte atë. Sipas Kryemadhit, procesi i deklarimit të pasurive është nul dhe theksoi se SPAK ka gënjyer sa i takon pagesave.

Nuk ka thënë ashtu, Meta në letrat që ia paraqita gjyqtares i bie automatikisht çështja e deklarimit të pasurisë. Aty ku thuhet që Meta ka bërë një operacion në Vjenë, prokuroria ka quajtur shkelje ligji diferencën e deklaruar, që ishte brenda ligjit. SPAK ka gënjyer për pagesat. Mirza Alibeaj ka paguar për veten e saj. Këto janë dy faktet që akuzohet, gjithë të tjerat për deklarimin e pasurisë kanë të bëjnë me mua. Çështja e deklarimit të pasurisë është 0, ka rënë. Në letërporosi që ka ardhur nga çekia nuk ka fjetur me Kastriot Ismailajn. Gjithë mediat e thonë. Në fashikujt e prokurorisë dalin këto tituj që kanë fjetur bashkë”, tha Kryemadhi.

Lini një Përgjigje