
Policia ka marrë masa shtesë, nga frika e tensioneve. Forcat Speciale, “Shqiponjat” dhe ato të rendit janë dislokuar aty...
Opozita ka dalë sot në protestë kundër buxhetit për vitin 2025. Teksa në Parlament po diskutohet mbi mënyrën se si do të ndahet ky buxhet, PD vendosi të nxjerrë mbështetësit e saj në protestë.
Qindra qytetarë janë mbledhur te hyrja e Parlamentit, me pankarta të ndryshme në duar. Fokusi i kësaj proteste është te shtresat në nevojë. Sipas PD qeveria tallet me pensionistë dhe familjet e tjera në nevojë.
Aktualisht qytetarët janë mbledhur te hyrja e Parlamenti dhe kanë nisur diskutimet. Aty është ngritur dhe një podium, ku pritet të marrin fjalën që qytetarë dhe deputetë. Sipas burimeve pritet që më shumë zë tu jepet të moshuarve. Protesta nis me një minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës.
Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe pensionistë. Ata kanë protestuar me pankarta të ndryshme. Njëri nga ta mbante pankarta të tilla si “Të rriten pensionet me 20 përqind”, ndërsa një tjetër mbante parrullën “800 mijë pensionistë me zero rritje pensioni nga Rama”.
Ndërkohë policia ka marrë masa shtesë, nga frika e tensioneve. Forcat Speciale, “Shqiponjat” dhe ato të rendit janë dislokuar aty. Po ashtu janë në gatishmëri autobote uji. Policët janë pajisur me maska kundragaz. Deri tani situata duket e qetë, por mbetet të shihet se si do të vijojë.
Lini një Përgjigje