TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2024, 18:28

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, Bardhi "shpërthen" ndaj Manastirliut: Vrasëse, ia shtron muhabetit në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, Bardhi

Situata në Kuvend është tensionuar, ndërsa po diskutohet seanca për miratimin e buxhetit 2025.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ai ka akuzuar ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, duke e etiketuar si vrarëse.

“Ja kanë shtruar muhabetit të treja si lare!”, u shpreh Bardhi në nervozizëm e sipër afër foltores, duke treguar gishtin nga Ogerta Manastirliu.

Ministrja në ato çaste po fliste me Kumbaron e Ballukun, ndërsa Dogjani kërkonte 1 minutë heshtje për Martinin e vrarë.

“Ajo është vrarëse...!”, shtoi ai më tej, duke ngritur tonet.

Dogjani vijoi fjalën e tij më tej, duke kërkuar një minutë heshtje për 14-vjeçarin Martin Cani.

“Të mbajmë 1 minutë heshtje për Martinin, 14-vjeçarin e vrarë. Ta respektojmë Martinin, familjarët e tij. Ngrihuni dhe të mos presim që nesër të ndodh te fëmija e ndonjërit prej këtu. Ngrihuni t’i largojmë këta horra, këta banditë....”, u shpreh deputeti demokrat.

Lini një Përgjigje